Morgan Freeman realizon dokumentar për Bosnjën dhe Hercegovinën - Insajderi
×
Kulturë

Morgan Freeman realizon dokumentar për Bosnjën dhe Hercegovinën

Insajderi
04 June 2017 - 21:40
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Aktori hollivudian dhe fitues i çmimit Oskar, Morgan Freeman, ka kaluar tre ditë në kryeqytetin e Bonjës dhe Hercegovinës dhe Srebrenicë, me ç’rast ka realizuar xhirimet për filmin e tij dokumentar.

Ai është duke realizuar një dokumentar për këtë shtet dhe bukuritë e Sarajevës e Srebrenicës do të jenë pjesë e episodit të parë.

Njëri nga aktorët kryesor këtu është, Senad Hadzifejzovic, përmes së cilit Freeman dëshiron ta prezantojë Bosnjën dhe Hercegovinën, shkruan Klan Kosova.

Këta të dy kanë qenë edhe në Qendrën Memoriale në Potiçan.

Bashkëpunëtorët kanë thënë që Freeman nuk ka qëndruar indiferent ndaj gjenocidit në Srebrenicë dhe se ka dhënë një mesazh të fortë.

“Jeni të veçantë ngaqë keni përjetuar këtë ngjarje të tmerrshme, dhe disi jeni të përmbajtur. Kam qenë nëpër botë dhe kam parë eksperienca të ndryshme, megjithatë ju jeni ndryshe. Keni përjetuar këtë tmerr dhe pas saj nuk keni urrejtje ndaj njerëzve që ua shkaktuan, mirëpo i keni falur ata. E falja është një mjet shumë i fuqishëm”, ka thënë Freeman.

Tutje ai ka folur për ish Jugosllavinë, duke thënë që Bosnja dhe Hercegovina paraqet popullatën e asaj bashkësie pas shpërbërjes, dhe se jo vetëm ata mirëpo “tërë bota duhet të mësojë të jetojnë në harmoni, ndryshe nuk do t’ia dalim.”


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark