Ky artikull është i edituar
Është rënduar bilanci i ngjarjes së ndodhur në Gjermani, ku një makinë u fut në tregun e Krishtlindjeve të qytetit Magdeburg duke marrë përpara turmën.
Të dhënat e para nga mediat gjermane flasin për të paktën 2 të lënduar dhe 80 të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
BILD raporton se shoferi u arrestua menjëherë pas sulmit, ndërsa WELT duke cituar burime sigurie pretendon se agresori është një burrë nga Arabia Saudite, i lindur në vitin 1974, i cili e kishte marrë me qira automjetin e tij pak para sulmit.
Ndërkohë, zona është rrethuar nga forca të shumta policie dhe dyshohet se brenda makinës të llojit “BMË” ndodhet eksploziv, i pashpërthyer.
Sakaq, ekipet e shpëtimit kanë ngritur çadra në treg për t’i dhënë ndihmën e parë të lënduarve pranë bashkisë së qytetit, në rrjedhën e lumit Elba. Në ndihmë të autoriteteve lokale në Magdeburg janë nisur edhe autoambulanca, por edhe helikopterë shpëtimi nga qyteti i Halle.