
I plagosuri nga të shtënat e sotme në rrugën “Dimitrija Tucakovic” në Kumanovë është jashtë rrezikut për jetën. Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi për MIA-n drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.
“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.
Ndërkohë, nga Qendra e Emergjencës në TOARILUC konfirmuan për MIA-n se personi i lënduar nga të shtënat në qendër të Kumanovës është sjellë tek ata. Ata gjithashtu do të njoftojnë më shumë informacion në lidhje me personin e lënduar.
I plagosuri është Zekirja Shaini, funksionar në BDI.