Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në fshatin Loxhë të Pejës nën dyshimin për mashtrim.
Sipas njoftimit të Policisë, e dyshuara gjatë periudhës kohore 2022/2024 ka mashtruar persona të ndryshëm duke ju premtuar sera të xhamit në formë të subvencionit, por që palët paraprakisht janë obliguar të paguajnë nga 300 deri 400 euro, me qëllim të sigurimit të transportit dhe montimit të tyre.
Lidhur me rastin, Policia ka sekuestruar një laptop, një vulë, një telefon dhe disa folldera me dokumente të ndryshme (si kontrata dhe fletëpagesa”.
Vlera e dëmit të përgjithshëm konsiderohet të jetë 30 mijë euro, siç ka shkruar Policia.
E dyshuara është në ndalim për 48 orë.