"Mori para duke premtuar ...", Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mori para duke premtuar …”, Prokuroria në Prizren jep detaje nga arrestimi i zyrtarit të Agjencisë Pyjore

    Insajderi
    19 August 2025 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje rreth arrestimit të zyrtarit të Agjencisë Pyjore të Kosovës, I.O., i cili dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi u krye më 18 gusht 2025 në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (DHKEK) – Njësitin në Prizren.

    “Ky arrestim është rezultat i masave të veçanta hetimore, të cilat Prokuroria Themelore në Prizren i ka aplikuar për një periudhë të caktuar kohore, duke siguruar prova të fuqishme dhe dëshmi të pakontestueshme,” theksohet në njoftim.

    Nga hetimet është zbuluar se i dyshuari duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare, ka tejkaluar kompetencat me qëllim të përfitimit personal, duke pranuar para nga qytetarë të ndryshëm dhe duke u premtuar ndërmjetësimin për rregullimin e dokumentacionit të nevojshëm për marrjen me qira të pronave nga Agjencia Pyjore e Kosovës.

    I.O. ndodhet në ndalim 48 orësh me dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Prokuroria ka njoftuar se brenda ditës do të parashtrojë kërkesë në Gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark