Mos e humbisni shansin të njihni Albin Kurtin e vërtetë! - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Mos e humbisni shansin të njihni Albin Kurtin e vërtetë!

    Insajderi
    01 September 2021 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan Mero Baze:

    Në Kosovë ka shpërthyer një debat rreth emrit të një kandidati për ambasador nga Kosova në Shqipëri. Debatet kanë të bëjnë me figurën dhe profesional. E vërteta është se ky është një njeri banal, por as për këtë nuk është zgjedhur.

    Personi në fjalë, nuk është mbështetës i Albin Kurtit, por i Listës “Guxo” të Vjosa Osmanit, i cili karakteristikën më të njohur të tij, nuk ka atë që është budalla, apo njeri primitiv, por që është një propagandist banal dhe urrejtës i qeverisë së Tiranës.

    Kjo është arsyeja përse është përzgjedhur. Ndaj dhe kjo është e vetmja gjë për të cilën i vlen Albin Kurtit.

    Meqë vet Albin Kurti është shumë i ekspozuar në përpjekjet për të ngjallur ndasi mes Shqipërisë dhe Kosovës, dhe agjendën e tij ditore politike e ka në funksion të sherreve me Tiranën, në këtë rast ka gjetur mundësinë ta hedhë dhe një gur me dorën e Vjosa Osmanit.

    Ajo që shpresojnë Kurti dhe Osmani, është pikërisht të ngrihet një zhurmë e madhe rreth një idioti, duke shpresuar që ai të refuzohet si ambasador nga Shqipëria dhe të regjistrohet një shkallë zyrtare e acarimit mes dy vendeve. Kaq është i gjithë objektivi.

    Asgjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe nuk do të ndodhë. Ambasadori i Kosovës në Shqipëri është njeriu më i parëndësishëm i Kosovës në Shqipëri dhe kosovari më i parëndësishëm i Shqipërisë për Kosovën. Kështu ka qenë gjithmonë.

    Ai mund të përfitojë nga rasti të shijojë Tiranën, bregdetin, qebapë apo peshk, dhe të vazhdojë të marrë rrogën.

    Albin Kurtit nuk i duhet hequr mundësia të promovojë idetë e tij kundër Shqipërisë zyrtarisht, edhe pse natë e ditë mendon vetëm për këtë punë

    Përveç mjerimit intelektual dhe primitivizmit verbal, opinioni këtu e ka më të lehtë të zbulojë një urrejtës që ndryshe nga Albini, nuk ka turp t’i thotë ato që mendon Albini me zë të lartë.

    Ndaj ndaleni zhurmën rreth tij. Nuk është nevoja t’i kujtoni kush është e çfarë ka bërë. Lëreni të vijë në Tiranë dhe nxirreni përditë në ekran të flas.

    Është e vetmja mënyrë të njihni Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin në raport me Shqipërinë. Natyrisht në versionin më primitiv të mundshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark