Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka bërë një reagim në lidhje me mos-ekzekutimin e pagave për minatorët e Trepçësh tash e dy muaj.
Pacolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se politikanët po bëjnë “sfilata para hoteleve luksoze” në Paris.
“Krerët e shtetit, me suitën e tyre të gjerë, janë të zënë “me sfilatat para hoteleve luksoze” në Paris. Atë që ata shpenzojnë në Paris do të mjaftonte me siguri për tejkalimin e krizës me minator”, ka shkruar Pacolli.
“Për informacion, lidershipi i Zvicrës që mori pjesë në hapjen e Olimpiadës në Paris është kthyer në Zvicër menjëherë të nesërmen pas hapjes së lojërave”, vijon ai. /Insajderi.org/