×
  • Lajme
  • Lajme

    Mos ekzekutimi i pagave për shërbyesit civil, Tahiri: Do të kërkojmë menjëherë seancë të jashtëzakonshme

    Insajderi
    01 October 2024 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar sërish për mosekzekutimin e pagave për zyrtarët publik, shkruan Insajderi.

    Tahiri ka thënë se do të kërkojnë menjëherë seancë të jashtëzakonshme plenare.

    Ai ka theksuar se “kjo vonesë shkakton jo vetëm dëme financiare për mijëra familje, por gjithashtu pezullon dhe mohon mundësinë e qasjes në shërbimet dhe të mirat publike, madje edhe në ato esenciale, nga të cilat qytetarët mbështeten çdo ditë“.

    Reagimi i plotë:

    Dështimi i Papranueshëm i Qeverisë për Pagesën e Shërbyesve Publikë

    Qeveria e Kosovës ka kaluar çdo kufi me vonesat e saj të papranueshme në ekzekutimin e pagave për 80,000 shërbyes publikë. Ky dështim flagrant është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut dhe të drejtës themelore për të gëzuar pronën. Shërbyesit publikë janë shtylla e vendit tonë dhe mohimi i realizimit të pagave të tyre me kohë është një akt i neglizhencës së rëndë dhe mosrespektimit ndaj qytetarëve, njëherësh shërbyesve civil të Kosovës.

    Duhet theksuar se ky poashtu është një keqmenaxhim me elemente keqpërdorimi të fondeve publike, një dështim i madh në detyrë, dhe një shkelje e parimeve që duhet të udhëheqin një qeveri të përgjegjshme. Kjo vonesë shkakton jo vetëm dëme financiare për mijëra familje, por gjithashtu pezullon dhe mohon mundësinë e qasjes në shërbimet dhe të mirat publike, madje edhe në ato esenciale, nga të cilat qytetarët mbështeten çdo ditë. Pasojat janë të rënda, dhe qeveria nuk ka ofruar asnjë llogaridhënie të vërtetë apo zgjidhje.

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do të kërkojmë menjëherë një seancë të jashtëzakonshme plenare të Kuvendit për ta mbajtur këtë qeveri përgjegjëse. Publiku meriton përgjigje dhe ne kërkojmë veprime të menjëhershme për të korrigjuar këtë padrejtësi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark