“Këtë harroje, ministër”, deputetja e LDK-së nervozohet me ministrin Murati – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Këtë harroje, ministër”, deputetja e LDK-së nervozohet me ministrin Murati

    Insajderi
    19 May 2022 - 18:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri Hekuran Murati sot ka qortuar publikisht deputeten nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi.

    Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ministri Murati u acarua pas ndërhyrjeve të deputetes Dumoshi gjatë fjalimit të tij. I njëjti i kërkoi Dumoshit të ketë respekt për të tjerët brenda kuvendit.

    Sipas ministrit kontributi i vetëm i Dumoshit që nga dita kur njihen është të ndërhyjë në fjalët e të tjerëve.

    “E nderuar deputete kontributi i vetëm i juaj prej se ju mbaj mend është me ndërhy në fjalët e dikujt tjetër. Prej që ka fillu ky mandat, jam më se i sigurt që tash e gati një vit e gjysmë i vetmi kontribut i juaji është ndërhyrja në fjalën e tjetër kujt. Pak respekt ju lutem!”, qortoi ministri, deputeten Dumoshi.

    Në një kundërpërgjigje ndaj fjalimit të ministrit të Financave dhe Transfereve, Dumoshi e quajti atë “arrogant” të pashembullt dhe “injorant”.

    Dumoshi i tha ministrit Murati se qasja e tij është sikurse e nxënësve “të këqij”

    “Ministër, mua më vjen shumë keq për ty. Ti je një arrogant i pashembullt në këtë kuvend. Unë jam Vlora Dumoshi, jam deputete e këtij kuvendi. Unë kam të drejtë të bëj edhe pyetje. Ti nuk ke të drejtë që me arrogancë dhe injorancë t’i drejtohesh deputetëve. Çka po mendon ti? Kush je vëlla ti? Ti neve po na flet si nxënësve të këqij. Ndale veten se je shembull i keq. Nuk ke t’i drejtë me m’u qasë mua në asnjë sekond! Këtë harroje, ministër! Në qoftë se ke ndonjë problem, të lutem zgjedhi problemet ku duhet, e jo këtu”, i tha Dumoshi, ministrit./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark