“Mos ma përmend takimin e liderëve”, përplasen Gruda i PDK-së me Krakin e VV-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos ma përmend takimin e liderëve”, përplasen Gruda i PDK-së me Krakin e VV-së

    Insajderi
    01 May 2025 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK-së Përparim Gruda dhe Nezir Kraki i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, janë përplasur për bllokadën e sërishme në konstituimin e Kuvendit dhe për takimin e sotëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Memli Krasniqit.

    Teksa po diskutohej për propozimin e kryesuesit që të shkohet me votim të fshehtë, Gruda ka thënë se kjo është një shkelje e rregullores, teksa Kraki ka thënë se Gjykata Kushtetuese e lejon votimin e fshehtë.

    “Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje e rregullores apo jo, sepse ajo ka ndodhur jashtë seancës. Kryesuesi i seancës e ka një detyrim, me implementu skenarin që ia përgatit sekretaria dhe rendin e ditës. Ai nuk e ka në rend dite me e hedh në votim një çështje”, ka thënë Gruda, Kanal10.

    “Ai e ka në rend të ditës me u arrit votimi për kryetar”, ka thënë Kraki.

    “Por, jo me e ndërru mënyrën e votimit”, tha Gruda.

    Ndryshe, deputetët dështuan sot për të nëntën herë radhazi në përpjekjen e tyre për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës.

    Më 1 maj, kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), kërkoi që votimi për kryetar të Kuvendit të bëhet në mënyrë të fshehtë, gjë që u refuzua nga partitë e tjera.

    Procesi ka ngecur prej javësh pasi partia fituese, LVV, nuk po arrin t’i sigurojë votat e nevojshme për kandidaten e saj për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

    Ajo shihet nga disa parti parlamentare si “figurë përçarëse”, por Vetëvendosje ngul këmbë se ajo është kandidate meritore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark