×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos mashtro”- Durmishi ia ndalë në gjysmë fushatën Abdixhikut, thotë se rruga e Moknës është investim i ministrisë

    Insajderi
    04 August 2024 - 13:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhiku, lidhur me rrugën e Moknës, të cilën e prezantoi si projekt lokal të qeverisjes së partisë së tij në Istog.

    Durmishi me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se rruga e Moknës, e cila çon për në bjeshkët e Istogut në gjatësi prej 19.1 kilometrash, është tërësisht investim i Ministrisë së Infrastrukturës, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Që në mëngjes, nga Istogu, e nise ditën me mashtrime. Rruga e Moknës nuk është projekt lokal por komplet investim i ministrisë tonë. Edhe në Pejë e bëre të njëjtën gjë vitin e kaluar sikur sot në Istog”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Në komunat ku ju qeverisni nuk po mund t’a gjeni asnjë projekt të nivelit lokal për të bërë një foto a video, prandaj kudo që shkoni, investimet direkte të Qeverisë së Kosovës, po mundoheni që t’i paraqitni si projekte lokale”, vijon postimi i Durmishit.

    Mirëpo, ndryshe po pretendon Abdixhiku. I pari i LDK’së e ka prezantuar si projekt të udhëheqjes së partisë së tij rrugën për në Bjeshkën e Moshkës. Madje, ai ka përdorur paksa retorikë për ta paraqitur subjektin e tij politik si konstruktiv.

    “Nga Bjeshka e Moknës dhe rruga e re prej 19.1 kilometrave që po ndërtohet aty. Një koridor i ri turizmi, një model konkret i punës që vërtetë ka rëndësi”, ka shkruar ai.

    “Dhe për këso politika e këso projekte ka nevojë vendi ynë. Temat e tjera të thata, përplot mllef e urrejtje, sharje e përplasje, po mbajnë shtetin e shoqërinë peng – tash e katër vjet. LDK ka tjetër vizion. Atë të zhvillimit, mirëqenies, punëve që lënë shenjë e mbahen në mend! Ky projekt, njëri nga plot të zhvilluar vetëm në nivel lokal, është i tillë”. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark