Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ironizuar me deputetë e Kuvendit të Kosovës, të cilët gjatë seancën kishin gjetur kohë të shkonin në byfe.
Konjufca bëri thirrje që deputetë të kthehen në sallë për të votuar njërin prej projektligjeve të parapara në këtë seancë të radhës.
Gjatë kohës që deputetë po ktheheshin në sallë, Konjufca është dëgjuar duke thënë “Mos me ta marrë mendja që byfeja i nxen gjithë këta”.
Në sallë të Kuvendit gjithsej të pranishëm janë 79 deputetë.