Unioni i Studentëve të Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik në Ditën e Evropës, duke kërkuar nga deputetët dhe kryeministri që të mos mbahen peng qytetarët e Kosovës me mungesën e liberalizimit të vizave.
“Ne kemi marrë 120 zarfe ku janë 120 aplikacione, ku deputetët dhe kryeministri, të cilët nuk besoj që i kanë plotësuar këta formular, me kërkesat që duhet t’i plotësojmë si qytetarë për të marrë vizë”, ka thënë Arben Mehmeti, kryetar i këtij USK-së.
Ai ka thënë se qytetarëve të Kosovës vetëm edhe faturat e rrymës që nuk po ua kërkojnë ambasadat për marrjen e një vize.
“Qytetarët dhe studentët maltretohen para ambasadave të huaja në Kosovë. Vetëm edhe faturat e rrymës që nuk po na i kërkojnë, se të tjerat krejt”, ka shtuar Mehmeti./Insajderi.com