×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    “Mos ndërhyni në punët tona”, Netanyahu: Gaza të çmilitarizohet, të ndihmojnë edhe vendet arabe

    Insajderi
    21 June 2024 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Gaza duhet të çmilitarizohet, por kjo duhet bërë me ndihmën e shteteve arabe”. Kështu ka deklaruar, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu në një intervistë për mediat izraelite. Kreu i qeverisë bëri me dije se Gaza duhet të çlirohet nga çdo përpjekje për një ringjallje të terrorizmit, pasi përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për ekzistencën e shtetit të Izraelit.

    “Gaza duhet të ketë një administratë civile që të menaxhojë jo vetëm shpërndarjen e ndihmave humanitare, por edhe ngritjen e administratës civile. Kjo duhet të bëhet, mendoj se është bërë më së miri, me bashkëpunim, sponsorizim ndër-arab dhe ndihmën e vendet arabe. Në Gaza duhet të ketë gjithashtu “një çmilitarizim të gjerë, i cili mund të bëhet vetëm nga Izraeli kundër çdo përpjekjeje për ringjallje terroriste”, tha Netanyahu.

    Netanyahu hodhi poshtë kritikat që vijnë nga demokratët në Shtetet e Bashkuara për vrasjen e civilëve dhe luftën e egër në territorin e Rripit të Gazës. Ai pati edhe një reagim ndaj senatorit amerikan Chuck Schummer i cili kërkoi largimin e Netanyahut nga posti i kryeministrit.

    “Unë mendoj se vendet demokratike nuk duhet të ndërhyjnë në proceset demokratike të vendeve të tjera. Dhe mendoj se ky është një rregull që jam përpjekur ta respektoj, të jetoj sipas saj. Por nuk mund të them se të tjerët kanë qëndruar njësoj me ne. Është gabim ta bësh këtë. Nuk duhet bërë”, tha ai.

    Reagimet e Netanyahut vijnë mes frikës në rritje të fillimit të sulmeve intensive në kufi me Libanin. Sipas mediave arabe, Izraeli ka filluar sulmet në zonën e Libanit jugor. Mirëpo, forcat izraelite ende nuk e kanë konfirmuar një fakt të tillë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark