“Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Mos rrej”, “Si nuk të vjen turp”- Eskalon përplasja mes Lulzim Pecit e Prindon Sadriut

    Insajderi
    29 September 2025 - 10:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”. Kjo fjali e ish-diplomatit, Lulzim Peci, i pengoi Zotëriut të Parë, Prindon Sadriut, ku kaloi në fjalosje.

    Sadriu me anë të një komenti në shkrimin e Pecit në ‘Facebook’ i tha “mos rrej” dhe shtoi që janë realizuar disa bashkëbisedime formale me shumë përfaqësues të administratës aktuale në SHBA nga establishmenti kosovar, shkruan Insajderi.

    Mos rrej, jane be disa takime e bashkebisedime formale me shume perfaqesues te Administrates, perfshi edhe vet Presidentin Trump”, deklaroi Sadriu.

    Peci iu kundërpërgjigj Sadriut duke e quajtur “profiter të lodhët”.

    Si nuk po te vjen turp! Me kete edhe vet po e deshmon se nuk je as me pak dhe as me shume se nje profiter i lodhet! Ti e dine shume mire se cfare eshte takimi zyrtar, dhe nese nuk e dine pas kaq viteve ne diplomaci, atehere edhe me keq! Mjerim”, i tha Peci Sadriut.

    Peci në postimin e tij bëri një krahasim mes liderëve të Malit të Zi dhe Kosovës, ku tha se Milo Gjukanoviq përkundër që nuk ishte njohës i mirë i gjuhës angleze arriti ta anëtarësonte shtetin e tij në NATO. Ndërkaq, shtoi se lidershipi aktual përkundër që janë njohës të mirë të anglishtes “nuk po kryen punë”.

    Rrjedhimisht, nuk duhet te mashtrohemi nga fotomorgana e fotografive ne New York, pasi perfaqesuesit e establishmentit shteteror te Kosoves nuk kane pasur asnje takim zyrtar bilateral me Administraten e SHBA-ve”, tha ndër të tjera ai, duke iu referuar takimeve të presidentes Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në SHBA. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark