Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon ambasada e Italisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon ambasada e Italisë

    Insajderi
    24 December 2024 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada italiane në Kosovë, ka reaguar për moscertifikimin e Listës Serbe nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve  për zgjedhjet e 9 shkurtit

    Në një reagim në X, ambasada e Italisë thotë se KQZ është institucioni jetik që është përgjegjës për mbrojtjen e të drejtave politike të qytetarëve të Kosovës.

    “Shprehim shqetësimin për vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme. Besojmë se sundimi i ligjit do ta udhëheqë këtë institucion jetik, i cili është përgjegjës për të mbrojtur të drejtat politike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha ambasada. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark