Mosha mesatare e zjarrfikësve të Prishtinës, 50 vjeç – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosha mesatare e zjarrfikësve të Prishtinës, 50 vjeç

    Insajderi
    23 July 2022 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Brigada e zjarrfikësve në Prishtinë ka aktualisht 87 staf operativ. Por, sipas Malë Gashit, ushtrues detyre i komandantit të zjarrfikësve, kjo nuk është mjaftueshëm.

    Gashi thotë se bazuar në statistika, kryeqyteti duhet t’i ketë 147 zjarrfikës.

    “Në bazë të statistikave, atëherë i bie që vetëm Prishtina duhet t’i ketë 147 zjarrfikës operativë, pa e përfshirë që ne e mbulojmë edhe komunën e Fushë-Kosovës, Obilqit dhe Graçanicës. Është një numër, pothuajse, afërsisht, gjysma e njerëzve mungojnë. Me thënë në përqindje i bie diku 45%”, tha ai, në Tëvë

    1.Sipas tij, mosha mesatare e zjarrfikësve është 49 afër 50 vjeç. Ai tregon se në vendet e zhvilluara zjarrfikësit shkojnë në pension në moshën 55-vjeçare.

    “Mosha mesatare është 49 afër 50. Kështu që në vendet e zhvilluar në moshë 55 shkojnë në pension të rrergult, ndërsa në moshën 50-vjeçare shkojnë në pension të parakohshëm. Sepse është një punë që do një angazhim shumë të madh, një përgatitje psiko-fizike shumë të lartë, prandaj edhe kjo një prej faktorëve që ndikon jo mirë në shërbimin tonë”, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark