Moska po përgatitet për 'hakmarrje'! “Konflikti do të jetë shumë i gjatë dhe i përgjakshëm” - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Moska po përgatitet për ‘hakmarrje’! “Konflikti do të jetë shumë i gjatë dhe i përgjakshëm”

    Insajderi
    16 April 2022 - 11:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kremlini është duke u përgatitur për të kryer sulme tjera mbi caqet e parapara në Ukrainës, si kundërpërgjigje në atë që po e quan sulmet “terroriste”.

    Nëse kjo shikohet në aspektin luftarak është një hakmarrje ndaj sulmit që është kryer mbi luftanijen Mosvka, që konsiderohet si krenaria ruse dhe flotën e saj në Detin e Zi.

    Numri dhe shkalla e sulmeve me raketa mbi Kiev nuk është zbuluar, por nga ekspertët po shihet si kundërpërgjigje për fundosjen e anijes që konsiderohej si krenaria ruse.

    Këta e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov i cili tha se do të ketë intensifikim sulmesh.

    Natalia Humeniuk, zëdhënëse për forcat jugore të sigurisë dhe mbrojtjes të Ukrainës, deklaroi se: “Nga kjo na del të kuptojmë se sulmet do të rriten. Armiku do të përpiqet të hakmerret. Do t’i rrisë sulmet me raketa dhe zjarrin e artilerisë.”

    Kujtojmë që për shkatërrimin e luftanijes ruse Moskva ishin dhënë dy variante – pala ukrainase pretendonte se ishte goditur me raketa ukrainase Neptun që rezultuan me fundosjen e saj, kurse pala ruse pretendonte se ndodhi një zjarr brenda depos së saj të municionit ku më pas zjarri u zgjerua në tërë anijen.

    Megjithatë inteligjenca amerikane më vonë konfirmoi se anija është fundosur, dhe se është goditur nga raketat ukrainase Neptun, që po konsiderohet si një prej sulmeve më të mëdha që e ka kryer ushtria ukrainase. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark