Një rrahje mes disa personave ka ndodhur sot në Kllokot.
Arsye e kësaj është mosmarrëveshja në trafik.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se në stacion janë dërguar tre persona, derisa i lënduar është një person.
“Ju njoftojmë se rreth ores 21:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informatë për një rast rrahje në Kllokot. Patrulla nga st. Policor ne Kllokotit, I është pergjigjur rastit. Nga hetimet e para besohet se pas një mosmarrveshje që kanë pasur në trafik, ne rrugen Viti- Kllokot, disa persona M.K.SH, me dy vetura, janë ndalur para Viva fresh Store në Kllokot dhe dyshohet të jenë përleshur fizikisht. Në stacionin policer janë sjellur tre persona. Për momentin, dyshohet se një person nga fsh. Zhiti, është i lenduar. Është njoftuar Prokurori i shtetit dhe hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Policia e Kosovës në Kllokot”, ka thënë Hashani.