Një rast i ngacmimit seksual ka ndodhur ditën e djeshme në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se një femër ka raportuar se është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje në trafik.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe rasti është nën hetime.
“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në trafik, është ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raport./Insajderi.org