Një burrë është arrestuar në Mitrovicë pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi më 28 dhjetor të vitit të kaluar, i ka kërkuar një gruaje të kryejë marrëdhënie seksuale.
Sipas raportit policor, palët janë intervistuar dhe pas vendimit të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
Rasti është nën hetime.