Mosparaqitja e Kurtit në prokurori, kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosparaqitja e Kurtit në prokurori, kreu i KGJK’së: Deri tash Gjykata për këtë rast me përpikmëri e ka zbatuar ligjin

    Insajderi
    25 May 2025 - 21:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk po i përgjigjet urdhrit të Gjykatës Themelore për të dhënë dëshminë për një rast në Prokurorinë Speciale.

    Lidhur me këtë, në “Info Magazine” të Klan Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj ka thënë se gjyqësori ka si detyrim të zbatojë ligjin në frymë kushtetuese pa e parë emrin e subjektit që do t’i nënshtrohet procesit.

    “Ajo çka mund të them deri në këtë moment, është se Gjykata është absolutisht 100 për qind në zbatim të ligjit për rastin që iu referoni. Gjykata është transparente dhe ka zbatuar ligjin deri në këtë çast”, tha tutje Zogaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark