Ish-diplomati kosovar, Blerim Canaj,ka folur edhe për videon e shumë diskutuar të publikuar nga kryeministri Albin Kurti më 17 shkurt të këtij viti, ku nuk ishte përfshirë fare momenti kur atë kohë kryeministri Hashim Thaçi kishte shpallur pavarësinë e Kosovës.
Canaj ka thënë se mund të tingëlloj ashpër, megjithatë thotë se heqjen e njerëzve nga fotografitë e kanë bërë në të kaluarën Stalini e Enver Hoxha.
“A e keni pa videon e fundit të kryeministrit për pavarësi. Është keq dhe mund të tingëlloj egër. Po a e dini kush heq figura prej fotografive, Stalini dhe Enver Hoxha”, ka thënë ai në T7.
Megjithatë thotë se pavarësisht asaj, historia s’mund të ndryshohet.