Mosrespektimi i semaforit shkakton aksident në Mitrovicë, biçiklisti dërgohet në spital - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mosrespektimi i semaforit shkakton aksident në Mitrovicë, biçiklisti dërgohet në spital

    Insajderi
    05 August 2025 - 20:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot në Mitrovicë, më saktë në rrugën “Mbretëresha Teutë”, përballë Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një biçiklisti.

    Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana. Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur për shkak se biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforëve, duke hyrë në kryqëzim në mënyrë të parregullt dhe është përplasur me veturën.

    Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka pësuar lëndime të lehta. Ai është dërguar për trajtim mjekësor dhe pas marrjes së ndihmës së nevojshme, është liruar për në shtëpi.

    “Një aksident trafiku ka ndodhur rreth orës 18:30, në rrugën Mbretëresha Teutë, tek semaforët përballë Stacionit të autobusëve mes një veture dhe një biçiklisti. Deri te aksidenti ka ardhur pasi që biçiklisti nuk ka respektuar sinjalizimin e semaforëve dhe si pasojë është ndeshur me një veturë. Në këtë aksident lëndime të lehta ka pësuar drejtuesi i biçikletës i cili ka pranuar tretman mjekësor dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi”, njofton Policia e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark