Mosul, humb jetën një gazetare pas shpërthimit të një mine - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Mosul, humb jetën një gazetare pas shpërthimit të një mine

    Insajderi
    25 February 2017 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gazetarja irakiane Shifa Gerdi ka pësuar me fatalitet në një incident në pjesën perëndimore të qytetit irakian Mosul, i cili ndodhet nën kontroll të organizatës terroriste DEASH, raporton AA.

    Gazetarja Gerdi ka qenë duke punuar për grupacionin mediatik Rudaë nga Erbili, ndërsa jetën e humbi si pasojë një shpërthimi i një mine, në kohën kur po raportonte për përleshjet në perëndim të Mosulit.

    Nga grupi mediatik Rudaë kanë konfirmuar se përderisa po raportonte nga një zonë e vogël në pjesën perëndimore të çliruar të Mosulit, Gerdi shkeli në një minë që ishte vendosur më parë nga militantët e DEASH-it.

    Informohet se kameramani i saj është plagosur rëndë.

    Që nga 17 tetori i vitit të kaluar, kur filloi operacioni për çlirimin e Mosulit, jetën e ka humbur një numër i konsiderueshëm i përfaqësuesve të medieve të cilët kanë pësuar gjatë përleshjeve ose si pasojë e minave. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark