Mot i butë e kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 15 gradë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i butë e kryesisht me diell sot, temperaturat deri në 15 gradë

    Insajderi
    28 January 2025 - 08:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mot i butë parashihet të mbretëroj edhe ditën e martë në vend. Do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërkohë që kalojnë vransira kohëpaskohe.

    Orëve të mëngjesit ultësirave paraqiten kushte për mjegull, që shpërndahet deri në mesditë. Temperaturat minimale 1C deri 4C, e ato maksimale sërish shkojnë deri në 13C e 15C. Frynë erëra të lehta dhe mesatare jugore e jugperëndimore 4-9m/s.

    Më shumë vransira përfshinë vendin ditën e mërkurë dhe të enjtë, ku shfaqen kushte për të reshura shiu kohëpaskohe.

    Nga dita e premtë më shumë diell, por dhe mundësi që ultësirave të ketë mjegull mëngjesore. Temperaturat mbeten të larta për këtë periudhë kohore, me maksimale që luhaten nga 10C deri 13C, ndërkaq ato minimale 2C deri 5C, njofton Mendimi për Motin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark