Mot i paqëndrueshëm javën tjetër, gjatë kësaj dite pritet të bie shi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i paqëndrueshëm javën tjetër, gjatë kësaj dite pritet të bie shi

    Insajderi
    31 August 2025 - 16:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Moti gjatë javës së ardhshme pritet të jetë i paqëndrueshëm.

    Sipas Institutit Hidrometeoerologjik të Kosovës, gjatë dy ditëve të para të javës kushtet meteorologjike janë stabile, teksa nga e mërkura do të ketë sërish reshje shiu.

    Temperaturat minimale do të lëvizin mes 8-16 gradë celsius, e maksimalet mes 22-33 gradë.

    Parashikimi i motit për javën e ardhshme (01-05 shtator 2025)

    E hënë

    Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
    Temperaturat minimale: 10 – 15°C
    Temperaturat maksimale: 25-30
    Era: Kryesisht nga veriperëndimi e lehte deri mesatare.

    E martë

    Moti me diell dhe vranësira të pjesshme.
    Temperaturat minimale: 8– 12°C
    Temperaturat maksimale: 27-33°C
    Era: nga veriperëndimi, 1–3 m/s

    E mërkurë

    Moti me diell dhe vranësira të pakta, vranësirat parashihen të sjellin reshje shiu dhe
    shkarkime rrufesh.
    Temperaturat minimale: 8– 13°C
    Temperaturat maksimale: 22-27°C
    Era: kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e forte.

    E enjte

    Moti me diell dhe vranësira te pjesshme. Vranësirat gjatë pjesës së dytë
    kryesisht parashihen të sjellin riga lokale shiu.
    Temperaturat minimale: 9– 15°C
    Temperaturat maksimale: 23-27°C
    Era: nga verilindja, 1–5 m/s

    E premte

    Mot me diel dhe vranësira të shpërndara, të cilat do të jenë të fokusuara për rreth
    relievit malor.
    Temperaturat minimale: 10-13°C
    Temperaturat maksimale: 24-28C
    Era: e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark