Mot i qëndrueshëm e me diell, fundjava sjell rritje temperaturash deri në 32°C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i qëndrueshëm e me diell, fundjava sjell rritje temperaturash deri në 32°C

    Insajderi
    10 July 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Meteorologu Mendim Rugova ka parashikuar një periudhë të qëndrueshme moti për ditët në vijim, me temperatura në rritje dhe kthjellime të shumta, veçanërisht gjatë fundjavës.

    Ai bën të ditur se pas një mëngjesi të freskët të premten, pritet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë në ditët që pasojnë.

    Dita e premte do të karakterizohet me mot të qëndrueshëm dhe intervale të gjata me diell, pavarësisht kalimeve të vransirave. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 24°C në rrafshin e Kosovës dhe Anamoravë, deri në 27°C në rajonin e Dukagjinit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu dhe verilindja, me shpejtësi prej 5-10 m/s.

    Gjatë fundjavës parashihet mot kryesisht me diell dhe më i nxehtë, me temperatura që do të ngjiten deri në 30°C e 32°C. Edhe dita e hënë do të jetë me kthjellime, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë deri në 33°C e 35°C lokalisht.

    Të martën parashihen zhvillime të rrebesheve me bubullima në disa pjesë të vendit, kryesisht në orët e pasdites, teksa temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë, duke u ulur në 29°C e 30°C. Gjatë gjithë kësaj periudhe, temperaturat minimale do të luhaten mes 10°C e 16°C.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark