×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot kryesisht i nxehtë- Parashikimi i motit për javën e parë të vjeshtës

    Insajderi
    22 September 2024 - 14:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht i nxehtë me ndryshime të kohëpaskohshme, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

    Sipas IHMK’së, të hënën moti do të jetë me diell e vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 3-5 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet mes 19-24 gradë.

    Mot i ngjashëm do të mbajë edhe të martën, teksa në disa vende pritet të ketë riga shiu të intensitetit të ulët. Temperaturat minimale do të lëvizin mes 5-9 gradë Celsius, e maksimalet do të arrijnë deri 24 gradë.

    Të mërkurën moti do të jetë i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu me mundësi edhe për shkarkime rrufesh.

    Të enjten do të jetë moti me diell dhe vranësira të pakta, ndërsa temperaturat do të jenë të ngjashme si ditën e mërkurë, ndërsa të premten do të ketë mot me diell e vranësira të pakta. Temperaturat do të lëvizin mes 7-12 gradë Celsius, e maksimalet mes 20-25 gradë. 

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark