×
  • Lajme
  • Lajme

    Parashikimi i motit për javën e fundit të nëntorit

    Insajderi
    23 November 2024 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 22.11.2024 – Trendet dyjavore

    Java vijuese parashihet të dominohet nga kushte më stabile meteorologjike. Pas kthjellimeve në fillim të javës, në pjesën e dytë po shfaqen sinjale që ndonjë sistem frontal nga pjesë qëndrore të kontinentit të depërtojë mbi rajon, ku mund të zhvillonte kushte për reshje shiu apo dhe bore në pjesë të vendit. Temperaturat shënojnë rritje përreth normaleve, maksimalet deri në 7C e 10C, e ato minimale mbi 0C. Sasitë e të reshurave nuk duket se do të jenë të larta. Fundjavën e ardhshme sërish më pas priten kthjellime, derisa stabile mbetet situata edhe ditëve të para të dhjetorit, me temperatura maksimale deri në 6C e 8C, ndërsa minimalet pranë 0C. Mundësi për të reshura paraqiten më pas, nga 5 dhjetori, me siguri të përziera të shiut e të borës. Temperaturat pa ndonjë ndryshim të madh.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark