Mot me shi në ditët e ardhshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot me shi në ditët e ardhshme

    Insajderi
    25 April 2016 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm, me reshje shiu, vranësira të dendura dhe intervale me diell.

    “Dita e hënë parashihet të jetë me temperatura të ulëta pasiqë do te jemi nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik, ku gjatë natës reshjet e shiut kanë mundësi të shoqërohen edhe me fjolla të dobëta bore kryesisht në viset malore”

    ” Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu me shpejtesi 1-6m/s”

    Sipas IHK-së, nga dita e martë pritet të ketë përmirësim të ndjeshëm të motit, por temperaturat minimale  do të ulen rreth zeros, e në vise malore do të regjistrohen edhe ngrica të lehta.

    Temperaturat pritet që të ngriten duke filluar nga e premtja.

    “Ngritje të lehta të maksimaleve priten edhe ditëve në vijim ku merkuri në termometër pritet të shenoj vlera deri 20 gradë Celsius, ku më tej ditën e premte pritet të ketë depërtim të masave të lagështa të ajrit dhe kështu do të krijohen kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi deri 11m/s” bën të ditur ky institut./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark