Mot i vranët edhe gjatë kësaj jave - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mot i vranët edhe gjatë kësaj jave

    Insajderi
    16 May 2016 - 10:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbi vendin tonë edhe gjatë kësaj jave do të kemi mot të ndryshueshëm.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës ditët në vijim përsipër do të jenë me diell në kohë të caktuar e më pas i përcjellur përsëri me vranësira,

    “Dita e hënë dhe e marte mbi vendin tonë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët dhe me intervale të shkurta me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 10-14 grade Celsius”.

    “Do të fryje erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-6m/s. Nga dita e mërkurë fushat barike do të jenë pak sa më stabile, kështu që do të krijohen kushte për mot me diell dhe vranësira kalimtare”.

    Kurse, sipas IHMK-së, të premten pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu”.

    “Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 grade Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 18-21 gradë Celsius.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark