“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë

    Insajderi
    23 December 2024 - 10:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit.

    Një veturë e bartjes së kufomave duke bërë ‘drifta’ nëpër qytet.

    Megjithatë, sot Klan Kosova raporton se i dyshuari që e bëri këtë vepër ishte personi viral i cili vidhte vetura kur i gjente çelësat brenda.

    “Nga stacioni policor në Pejë është bërë e ditur se personi tashmë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. Dyshohet se personi i cili e ka marrë atë kombi dhe ka dribluar me të është recidivist dhe merr vetura kur zen “çelësat në kerr”, nëse u kujtohet fraza e tij e famshme “moter a i len çelsat në kerr”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark