Moti i keq ‘godet’ Turqinë, përmbytet Ankaraja - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Moti i keq ‘godet’ Turqinë, përmbytet Ankaraja

    Insajderi
    11 June 2023 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reshjet e dendura të shiut, por edhe breshëri shkaktuan përmbytje të mëdha në Ankara.

    Sipas Anadolu Agency, në kryeqytetin e Turqisë nga mesdita kanë nisur stuhi të forta dhe breshëri, të cilat kanë shkaktuar përmbytje të mëdha.

    Sasitë e mëdha të ujit që binin nga shiu i dendur u kthyen shumë shpejt në lumenj, rrugë, nënkalime dhe shumë zona në pak kohë u përmbyten.

    Shumë njerëz u bllokuan në makinat e tyre nga përmbytjet në kryeqytetin turk dhe u shpëtuan nga zjarrfikësit dhe civilët.

    Disa makina u rrëmbyen nga uji përpara tregut Yenisehir në lagjen Cankaya. Kazımkarabekir, Gazi dhe nënkalimet e tunelit në stacionin hekurudhor të Ankarasë u mbyllën si masë paraprake.

    Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë e Turqisë kishte paralajmëruar për reshje të dendura shiu pasdite në Ankara, ndaj autoritetet në kryeqytet ishin në gatishmëri të lartë. /Abc news


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark