Për shkak të përkeqësimit të motit, kapiteneria e portit Vlorë konfirmon pezullim të lundrimi për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese deri diten e martë.
Ndërkohë përsa i përket tragetit Vlorë-Brindisi pritet që itenerari të kryhet normalisht në orët e mbrëmjes.
Prej motit të përkeqësuar dhe me erë të fortë, Autoriteti Portual i Durrësit ka pezulluar lëvizjen e mjeteve të vogla lundruese në Adriatik. Ka pasur vonesa dhe në nisjen e tragetëve.
Tragetet “AF Marina” dhe “AF Claudia” janë nisur sipas orarit të parashikuar, përkatësisht drejt Barit dhe Ankonës mbrëmjen e kaluar, ndërsa trageti “Bari”, ka pasur një vonesë prej disa orësh në nisje dhe e ka lënë portin e Durrësit drejt Barit sot rreth orës 07:00.