Një mot me temperatura të larta do marrë në vikend.
Të shtunën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira konvektive të cilat vende-vende, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit parashihen te sjellin riga të dobëta shiu dhe mundësi për shkarkime rrufesh, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 28-32 gradë.
Të dielën parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme, kryesisht vranësirat do të jenë të fokusuara përgjatë relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës mes 29-33 gradë Celsius.