Moti: kthjellët e me diell ditëve të ardhshme, maksimalet në rritje graduale - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti: kthjellët e me diell ditëve të ardhshme, maksimalet në rritje graduale

    Insajderi
    19 March 2025 - 20:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 19.03.2025

    Ditën e enjtë edhe më tutje vijon mot i kthjellët dhe me diell. Erërat frynë të lehta nga perëndimi e veriperëndimi 1-4m/s. Temperaturat vazhdojnë me rritje deri në 13C e 15C, ato maksimale, e minimalet edhe më tutje zbresin në vlera negative, -4C e -2C.

    Me kthjellime e diell parashihet moti edhe ditën e premtë. Më pas gjatë fundjave kalojnë më shpesh vransira, duke u dendësuar të dielen e të hënën, që japin mundësi për reshje të dobëta shiu. Temperaturat në trend gradual të rritjes deri në 17C e 18C, ato maksimale e minimalet rriten deri në 5C e 8C. Nga dita e premtë erërat ndryshojnë kahjen në jugore e jugperëndimore e frynë të lehta dhe mesatare 3-8m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark