Moti i Kosovës ndikohet nga Rusia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Moti i Kosovës ndikohet nga Rusia

    Insajderi
    20 March 2022 - 11:23
    moti
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot zyrtarisht filloi stina e pranverës në orën 16:33 dhe temperaturat vazhdojnë të mbeten të ulëta. Kjo situatë meteorologjike vie si pasojë e prezencës së masave të ajrit nga veriu i kontinentit, më konkretisht nga Rusia.

    Kështu ka njoftuat instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sipas së cilit, fushat e fuqishme anticiklonike kanë sjellë edhe ajër me lagështi të ulët gjë që nuk ka shenja se do të kemi reshje.

    “Pas gjysmës së dytë të javës së ardhshme pritet rritje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -6 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark