Dita e parë e javës mbizotërohet nga kthjellimet në të gjithë Shqipërinë. Mëngjesi mbetet i freskët në zonat malore, ku termometri minimal mbetet lehtësisht nën 0, Puka shënon vlerën më të ulët prej -2 gradë, ndërsa më ngrohtë paraqiten zonat bregdetare, ku mëngjesi do të shënojë deri në 12 gradë celsius.
Mesdita mbetet e kthjellët, me vranësira të lehta dhe kalimtare duke sjellë edhe rritje të temperaturave maksimale deri në 13 gradë, në zonat malore të Kukësit, Burrelit, Pogradecit, ndërsa priten vlera termike nga 14 në 16 gradë, në bregdet dhe zonat e ulëta.
Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë herë mesatare, me shpejtësi deri 26 km/h nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa në det dallgëzimi mbetet i ulët.