Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Insajderi
    30 July 2025 - 23:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të Enjten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpeshta të cilat në disa zona mund të kushtëzojnë riga dhe rrebeshe lokale shiu kryesisht në viset malore, veçanërisht në jug dhe lindje të vendit. Temperaturat nuk do të ndryshojnë shumë dhe ajo maksimale pritet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

    Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi të Enjten pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite në jug dhe lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë priten zhvillime të rrebesheve lokale të shiut me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe më të izoluara mund të ketë edhe në veri të Shqipërisë, Mal të Zi dhe pjesët tjera të Maqedonisë së Veriut.

    E Premtja dhe fundjava vijnë me mot më stabil dhe me më shumë rreze dielli. Temperaturat do të shënojnë rritje, ndërsa rrebeshet e izoluara orëve të vonshme do të jenë të mundshme vetëm në disa rajone kryesisht kodrinore-malore.

    Të Hënën bazuar në parashikimet e tanishme rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë pritet të përfshijnë viset tona./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark