Moti nesër dhe ditëve në vazhdim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

    Insajderi
    13 February 2025 - 23:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të premten në Kosovë rritje e temperaturave. Parashihen vranësira, por edhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten riga lokale shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje maksimalet deri në 11 gradë Celsius.

    Në Shqipëri të Premten priten më shumë vranësira dhe më shumë reshje shiu ku mund të ketë edhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat pa ndonjë ndryshim për shkak të vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme. Rrebeshe shiu priten edhe në Mal të Zi ku gjatë natës në veri do të fillojnë reshje bore.

    Në Maqedoninë Veriore dhe Luginë të Preshevës të Premten priten vranësira e intervale kohore me diell me temperatura të larta për këtë periudhë kohore.

    Për fundjavë do të fillojnë të fryjnë erëra të ftohta nga veriu e verilindja dhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme. Sistemi masiv frontal me reshje bore do të kushtëzojë reshje të dendura bore që nga Sllovenia deri në veri të Malit të Zi. Sipas modeleve me ardhjen e sistemit në Kosovë do të dobësohet dukshëm ku priten reshje të pakta lokale bore, por mund të ndodhë që sistemi me reshje të jetë i pranishëm edhe në Kosovë të paktën shkurtimisht.

    Sidoqoftë temperaturat do të pësojnë ulje me reshje afatshkurtra, lokale bore. Të dielën na pret mot i ftohtë dhe i thatë./MeteoBallkan


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark