Vendi ynë po vazhdon të mbetet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Si rrjedhojë, edhe gjatë kësaj jave moti do të karakterizohet me diell dhe vranësira të pakta, më të shtuara gjatë së enjtes dhe të dielën. Në orët e mëngjesit do të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira, e cila mund të jetë e dendur.
Në fundjavë, respektivisht të dielën, pritet të depërtojnë masa të ftohta por të thata, të cilat do të sjellin shtim të vranësirave dhe ulje të temperaturave. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia për ndonjë reshje të izoluar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 6-33 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 23°C. Vlerat më të larta do të mbesin në fillim të javës, ndërsa përgjatë javës do të fillojnë të zbresin lehtësisht, ku të dielën do të pasohet nga një ulje më e ndjeshme. /MeteoKosova/