×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për nesër: Intervale më të gjata me diell dhe mjegull në mëngjes

    Insajderi
    23 October 2024 - 18:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 23.10.2024

    Intervale më të gjata me diell do të ketë ditën e enjtë, megjithëse vransira kalojnë më shpesh mbi vend, herë herë më të dendura, por pa kushte për të reshura. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira formohen shtresa mjegulle, që deri nga mesdita pritet të shpërndahet. Dominojnë më shumë qetësitë, e ditën frynë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Temperaturat minimale zbresin në 3C e 6C, derisa maksimalet gjatë ditës shkojnë deri në 18C e 20C.

    Të premtën kalojnë vransira përgjatë vendit, derisa në fundjavë parashihet mot kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, formohen kushte për shtresa mjegulle, që deri nga mesdita shpërndahet. Temperaturat pa ndonjë ndryshim, minimalet zbresin në 2C e 3C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë në 18C e 20C.

    Këto kushte të qëndrueshme atmosferike kanë përkeqësuar gjendjen me cilësinë e ajrit, meqenëse ndotësit ajror mbetet të ngujuar pranë sipërfaqes duke çuar indeksin e cilësisë së ajrit në vlera të dobëta, me ngjyrë të kuqe. Sipas parashikimeve edhe ditëve të ardhshme indeksi mbetet në vlera të dobëta, meqë nuk duket si mundësi ndonjë qarkullim i mirë ajror.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark