Moti për nesër: Shi, temperaturat deri në 30C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për nesër: Shi, temperaturat deri në 30C

    Insajderi
    16 July 2025 - 18:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rrebeshe shiu të enjten. Temperaturat në rënie të lehtë.

    Mendimi për motin – 16.07.2025

    enjta fillon me intervale më me diell. Nga mesdita vransirat fillojnë të shtohen, ku paraqiten mundësi për riga lokale shiu. Më vonë pasdite me afrimin e frontit të ftohtë, pjesëve perëndimore e veriore të vendit zhvillohen kushte për rrebeshe shiu e bubullima, që deri në mbrëmje pritet të pushojnë. Temperaturat maksimale pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 30C. Frynë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme verilindore 5-12m/s, me hove deri në 16m/s. Temperaturat minimale zbresin në 16C e 18C.

    Ditën e premtë vransirat fillojnë të shpërndahen, ndërkohë që temperaturat zbresin në 26C e 27C, ato maksimale, derisa ato minimale mëngjesin e së shtunës zbresin në 12C. Nga dita e shtunë duke shkuar në fillim të javës vijuese, paraqiten kushte stabile, me më shumë diell, derisa temperaturat shënojnë një rritje të shpejtë, deri në 35C ditën e diel, e 37C e 38C të hënën. Erërat frynë të lehta dhe mesatare verilindore ditën e premtë. Nga fundjava ndryshojnë drejtimin në perëndimore e jugperëndimore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark