Moti për nesër, vranësira e rrebeshe shiu - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për nesër, vranësira e rrebeshe shiu

    Insajderi
    23 April 2025 - 18:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mendimi për motin – 23.04.2025

    Më shumë vransira parashihen mbi vend ditën e enjtë, e rrebeshet e shiut ka gjasa të shfaqen që nga orët e mëngjesit. Gjatë ditës më pas shoqërohen edhe me bubullima, duke vazhduar lokalisht gjatë mbrëmjes. Frynë erëra drejtimesht të ndryshme, të lehta dhe mesatare, 2-6m/s. Temperaturat maksimale shkojnë deri në 18C e 20C, ndërsa mininimalet fillimisht zbresin në 10C e 12C.

    Vransira të shumta kalojnë mbi vend ditën e premtë dhe të shtunë, me periudha më të shpesha shiu, kryesisht rrebeshesh, derisa orëve të pasdites shoqërohen me bubullima. Nga dita e diel dhe hënë, reshjet do të jenë më të lokalizuara, e nuk mungojnë intervale me diell. Temperaturat arrinë deri në 20C e 22 ditën e premtë, e në fundjavë zbresin në 16C e 17C. Minimalet luhaten ndërmjet 7C e 11C. Erëra veriore frynë përgjatë fundjave, të dielen më të theksuara me hove deri në 12m/s.

    Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark