![](https://a3748898.delivery.rocketcdn.me/wp-content/themes/insajderi-org/logo/menu-insajderi.png)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mot me diell dje pjesërisht i vranët.
Në njoftimin e këtij instituti thuhet se vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët.
“Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat në pjesën e parë të ditës, në viset e larta mund të sjellin ndonjë rigë të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.