
Deputetët e Kuvendit të Kosovës u detyruan të largohen nga hapësirat e Kuvendit për shkak të një kërcënimi me bombë, i cili rezultoi i rrejshëm.
Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, deklaroi se çdo kërcënim duhet trajtuar seriozisht, pavarësisht burimit apo motivit.
Ai përmendi se kërcënimi mund të ketë ardhur nga vende jo mike të Kosovës, si disa shtete sllave apo edhe Irani. Sipas tij, policia, inteligjenca dhe prokuroria duhet të hetojnë nëse motivi është i jashtëm apo lidhet me konfliktet e brendshme politike.
Ibishi theksoi se masat parandaluese janë të domosdoshme për të shmangur pasoja të mundshme.
“I mbetet policisë, inteligjencës dhe prokurorisë që të vlerësojnë motivin e këtij kërcënimi, pra se a vije nga një motiv i jashtëm apo edhe nga burimet e brendshme, që mund të jetë nga vetë brendia e luftës politike çfarë po zhvillohet”, ka deklaruar ai.