Motori elektrik që arrin shpejtësi prej 200 kilometrave në orë - Insajderi
×
Teknologji

Motori elektrik që arrin shpejtësi prej 200 kilometrave në orë

Insajderi
14 January 2017 - 09:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

E ka parë dritën e prodhimit në vitin 2014 dhe tani pas më shumë se dy vjetësh del në shitje për tregun Europian. Flasim për motorin elektrik “Johammer J1”, i prodhuar nga një kompani austriake, me të njëjtin emër.

Me një autonomi që e lejon që të ecë me 200 km në orë, Johammer tashmë është riemëruar si Tesla e dy rrotave. Duke braktisur dizajnin klasik , ky motor elektrik ka një kuti alumini që mban baterinë.

Motori elektrik Johammer është realizuar në dy versione që quhen J1.150 dhe  J1.200, ku diferenca mes tyre është  e madhe. Emri me numrat në fakt tregon për kalueshmërinë e kilometrave, duke shfrytëzuar ngarkesën e plotë të baterisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark