28 mijë e 500 euro parashikohet që t’i shpenzojë Presidenca e Kosovës nga buxheti i shtetit për motorin e xhipit të Vjosa Osmanit. Zyra e Presidentes kanë hapur tenderin për ‘furnizimin dhe montimin e motorit për veturën ‘Toyota Landcruiser’. Kjo pasi kësaj veture është sugjeruar t’i ndërrohet motori.
Gazeta Insajderi
Zyra e Presidencës së Kosovës me 25 korrik kanë hapur tender për furnizim dhe montim të motorit për automjetin Toyota Landcruiser.
Veturë kjo që përdorët nga Presidentja Vjosa Osmani.
Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 28 mijë e 500 euro.
“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser sasia 1. Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve: data 05.08.2024 .Vlera e parashikuar e kontratës: 28,500.00 euro”, thuhet në dokument.
Në specifikat e kontratës janë dhënë detaje konkrete për veturën të cilës do t’i ndërrohet motori.
“Furnizimi dhe montimi i motorit për automjetin Toyota Landcruiser Modeli Toyota Landcruiser, Viti I prodhimit – 2008, Nr i shasisë – JTMCV05J304022244. Kapaciteti në cm3 4500 Fuqia në KW 210. Pesha e automjetit L 4160, Xhip i blinduar me 5 dyer”, thuhet në dokument.
/Insajderi.org