Motorola do të lansoj modelin x3 - Insajderi
×
Teknologji

Motorola do të lansoj modelin x3

Insajderi
02 April 2016 - 15:05
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Motorola është duke e përgatitur një model të ri të telefonit, edhe tani kur është nën pronësinë e kompanisë Lenovo.

Në fakt, bëhet fjalë për Motorola Moto X3, i cili thuhet se është parë në një laborator të Indisë duke u testuar.

Burimet e ndryshme thonë se bëhet fjalë për një model të ri të telefonit nga Motorola, që do ta ketë ekranin me diagonalen prej 5 inçësh, shkruan Business Insider.

Ende nuk dihet shumë prej specifikave të X3, mirëpo thuhet se ky model nuk do të hyjë në segmentin e telefonave të avancuar. Mund të jetë gjenerata e tretë e telefonit Moto X, por detajet tjera ende nuk dihen./insajderi.com

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark